Sport
Djali i presidentit serb ndër huliganët që sulmuan tifozët anglezë?
Demokracia
23:51 | 16 Qershor 2024

Share:

Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq dyshohet se ka qenë ndër huliganët serbë që sulmuan tifozët e Anglisë para disa orëve në Gjermani.

Anglia po zhvillon përballjen me Serbinë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, megjithatë disa orë para ndeshjes ndodhi një rrahje e madhe, mes tifozëve britanikë e serbë, e disa mediume raportuan se sherri nisi nga shqiptarët.

Huliganët serbë u panë duke i ndjekur tifozët anglezë, ku njërin e zunë në rrugë dhe e rrahën keq, duke i shkaktuar lëndime të mëdha në kokë, me një foto që u publikua – ku ky i fundit shihej shumë i gjakosur.

Në këtë grup të huliganëve thuhet se i përfshirë ishte edhe vetë djali i presidentit serb Aleksander Vuçic, Danilo, i cili po tentonte që të hynte në këtë përleshje për t’u rrahur me tifozët britanikë.

“Vuçiqi i vogël” që njihet si nacionalist serb dhe gjithmonë ndodhet në korin e tifozëve serbë që këndojnë këngë për Kosovën si të ishte pjesë e tyre, nuk iu lejua pjesëmarrja në këtë përleshje nga anëtarët e njësisë më elitare speciale ushtarako-policore, e njohur në Serbi me nofkën “Kobra”.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet më së miri si dy anëtarë të “Kobra” po bënin çmos për ta ndaluar Danilon nga kjo përleshje, ani pse ky i fundit ende po i ndiqte huliganët e tjerë serbë.

Danilo vazhdimisht në fakt qëndron pranë mafias serbe, ku para disa viteve iu ishin publikuar edhe disa fotografi pranë kriminelit Aleksander Vidojevic.

Si ndodhi rrahja mes tifozëve anglezë e serbë?

Para disa orëve në një restorant në Gjermani, tifozët anglezë e ata serbë u rrahën keq mes vete, duke u goditur me karrige, tavolinë dhe shishe qelqi.

Mediumet e huaja, si “The Sun” raportuan se ishin shqiptarët që e nisën këtë përleshje, me anglezët që pastaj morën hapat e parë duke goditur serbët, e këta gjithashtu iu kundërpërgjigjen.

Serbët ishin në një grup më të madh e pasi mbaruan se gjuajturi me karrige e tavolina, filluan t’i ndjekin nëpër rrugët e qytetit – ku e zunë njërin dhe njëkohësisht i shkaktuan lëndime të mëdha trupore, sidomos në kokë.

Nga i tërë ky incident, të lënduar kanë mbetur së paku gjashtë persona dhe Policia Gjermane ka bërë gjashtë arrestime, ku asnjë prej tyre s’ka qenë tifoz anglez, së paku kështu raportoi “Sky Sports”.

Veprimet skandaloze të huliganëve serbë vazhduan menjëherë në stadium

Huliganët serbë vazhduan me veprime të njëjta edhe në stadium, ku ende pa nisur ndeshja përballë Anglisë e shfaqën flamurin e Serbisë me hartën e Kosovës në mesin e tyre.

Serbët një veprim të tillë janë duke e bërë që sa kohë, ku janë dënuar vazhdimisht nga UEFA dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë prapë, në ditët në vijim.

Aktualisht, Serbia po pëson humbje ndaj Anglisë falë një goli fantastik të Jude Bellinghamit.

Të ngjashme