Emri i djalit të presidentit amerikan, Joe Biden, ka dalë sërish në skenë këto ditë. Kësaj here i akuzuar nga zëdhënësi i Kremlinit.
Hunter Biden u akuzua nga Dmitri Peskov se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve kimike në Ukrainë (veçanërisht antraksin), së bashku me miliarderin George Soros.
Peskov u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden në këto laboratorë.
Sipas britanikes Daily Mail, akuzat e Moskës ndaj Hunter Biden vërtetohen në disa e-maile që gjenden në kompjuterin e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Emailet që Daily Mail publikon në faqen e saj zbulojnë rolin e djalit të presidentit në sigurimin e miliona dollarëve fonde për Metabiota, një kompani e specializuar në kërkimin e sëmundjeve që shkaktojnë pandemi dhe që më pas mund të përdoren si armë. E-mailet shpjegojnë se Hunter Biden e prezantoi Metabiota-n me një kompani ukrainase të gazit, Burisma, për një “projekt shkencor” lidhur me laboratorët e biosigurisë në Ukrainë.
Në këto e-maile pasqyrohet qartë sesi Hunter dhe kolegët e tij diskutojnë me emocion për monitorimin e të dhënave mjekësore nga kompania dhe si kjo mund të bëhet një mjet thelbësor për qeveritë dhe kompanitë që kërkojnë të dallojnë shpërthimet e sëmundjeve infektive, transmeton Lapsi.al. E-mailet tregojnë se Hunter ishte gjithashtu veçanërisht i përfshirë në operacionet e Metabiota në Ukrainë.
Aktiviteti i Hunter Biden kishte rënë në sy te një ish-oficeri të CIA-s.
“Babai i tij ishte zv.president i SHBA, ndërsa Hunter anëtar bordi i një kompanie të dyshimtë gazi në Ukrainë dhe gjithashtu i lidhur me kërkime bio-ushtarake”, tha Sam Faddis për të përditshmen britanike Daily Mail.
“Sigurisht që Rusia mund të përfitojë nga një propagandë e tillë, por kjo nuk ndryshon faktin se këtu ka diçka që nuk shkon”, shton hetuesi.
Pak ditë më parë, New York Times konfirmoi se përmbajtja e lap-topit që i përket djalit të presidentit është autentike. Kjo PC, të cilin djali i Biden e la në një dyqan riparimi në Delaware në vitin 2019, përmbante një sërë e-maile në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit me kompani të ndryshme, përfshirë Burisman.
Gjatë fushatës presidenciale 2020, republikanët akuzuan Joe Biden për formësimin e politikës së jashtme të SHBA-së në Ukrainë në shërbim të interesave të djalit të tij./Demokracia.com/