Lajme
Djali i Netanyahut i reagon Vlora Çitakut pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem
Demokracia
17:45 | 14 Mars 2021

Share:

Sot edhe zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar.

Fotografitë e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, ndërsa ka rënë në sy edhe komenti i djalit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Yair.

Yair Netanyahu ka komentuar në tweet-in e ish-ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila ka shpërndarë një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ai ka vendosur flamujt e dy shteteve në koment si dhe një emoji zemër. /Demokracia.com/


Të ngjashme