Sport
Djali i Maradonës ka fjalë të mëdha për Mourinhon, trajnerin që e nderoi legjendën e ndjerë në Napoli
Demokracia
17:59 | 18 Prill 2022

Share:

Strategu portugez, Jose Mourinho ka shfrytëzuar faktin që të hënën mbrëma po viziton Napolin me Romën dhe pasditen e së dielës ka nderuar Diego Armando Maradonën.

I shoqëruar nga një truproje, Mourinho mbërriti në qytet dhe mori lule para muralit të Maradonës, ndërsa ditën e ndeshjes ai vizitoi edhe djalin e tij, Diego Armando Maradona Junior.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spor Ekranı (@sporekrani4231)


Menjëherë më pas, Diego Junior iu drejtua Instagramit dhe foli “me zë të lartë” për Mourinhon dhe respektin që ka për të atin.

“U përqafuam dhe u emocionuam duke kujtuar babin. Jose Mourinho, ju jeni një mik i vërtetë dhe besnik i Diego-s edhe pas Maradonës. Miku im, edhe i mirë edhe i keq. Të dua po aq sa ke dashur babin tend”, shkroi Diego Junior në Instagram, përcjell Demokracia.com.


Ndeshja mes Napolit dhe Romës është planifikuar për në orën 19:00 dhe ka një rëndësi të madhe për të dyja skuadrat.

Nikoqiri po lufton për titullin dhe me një ndeshje më pak është pesë pikë prapa Milanit.

Nga ana tjetër, Roma është në vendin e 5-të me 57 pikë – gjashtë më pak se Juventusi, i cili është në vendin që kryeson në Champions League./Demokracia.com/

Të ngjashme