Sport
Djali i legjendës, Fadil Vokrri e kujton babain e tij me një fotografi nostalgjike në trevjetorin e vdekjes
Demokracia
12:44 | 09 Qershor 2021

Share:

Sot janë mbushur plotë tri vjet që nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Ikona e futbollit kosovar dhe ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës është kujtuar nga shumë personalitete të sportit dhe jo vetëm, shkruan Demokracia.com.

Ndër ta që e kanë përkujtuar në këtë përvjetor natyrisht është edhe familja e tij.

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi përmes një fotografie nostalgjike e ka kujtuar babain e tij në këtë përvjetor të vdekjes.

Fotografia është publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngjashme