Ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright, vdiq sot në moshën 84 vjeçare.
Mikja e madhe e Kosovës njihet edhe si mike e ish-presidentit Hashim Thaçi, që nga koha e mbajtjes së Konferencës së Rambujesë, shkruan Demokracia.com.
Vdekja e Albright e ka pikëlluar edhe të birin e ish-presidentit Thaçi, Endritin.
“Lamtumirë, mike e mirë e babit dhe Kosovës”, ka shkruar Endriti.
Ai e ka quajtur engjëll mbrojtës të Kosovës, ish-sekretaren Albright.
“Ishe engjëll mbrojtës i popullit tonë dhe na le 23 vjet pas intervenimit të NATO-s. U rrita i lirë me mirënjohjen për ty dhe SHBA-në. Faleminderit për gjithçka! Prehu në paqe.”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçit, Endriti.
Albright kishte një vlerësim të madh për ish-presidentin Thaçi.