Lajme
Djali i ish-presidentit Rugova rrëfen disa momente interesante: Preferonte mikpritjen shqiptare në shtëpi
Demokracia
23:30 | 21 Janar 2024

Share:

Mendim Rugova, djali i presidentit historik, Ibrahim Rugovës ka rrëfyer disa vyrtyte të presidentit.

Mendimi tha se ish-presidenti Rugova më shumë preferonte mikpritjen shqiptare në shtëpi, andaj edhe takimet i zhvillonte në rezidencë.

“Më shumë e ka preferuar mikpritjen në shtëpi, mikpritjen shqiptare, para oxhakut me pranu mysafirin. Takimet më të shpeshta i ka mbajtur në këtë sallon, prej vitit të 90-ta, pak më rrallë në Kuvendin e Kosovës ku e ka pasur edhe zyrën”, tha për RTK, Mendim Rugova, djali i ish-presidentit Rugova

Për shkak të angazhimeve që kishte si arkitekt e vizionar i republikës, Rugova mezi gjente kohë që të kalonte me Mendimin, Ukën e Teutën.

Të ngjashme