Lajme
Djali i Gucatit: Tërë ato forca për ta përcjellë babanë ishin spektakël i tepruar
Demokracia
21:17 | 16 Maj 2022

Share:

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka thënë se vizita e babait të tij në Kosovë ishte shumë emocionuese për familjen.

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së vizitoi babanë e tij të sëmurë në spitalin e Mitrovicës. Ai ishte i përcjellë nga shumë persona, për të cilat Musli Gucati thotë se ishin të tepërta pasi babai i tij nuk e kishte ndërmend të ikte.

“Asnjëherë nuk kanë drejtuar t’i ikin drejtësisë. Kemi qenë të emocionuar pasi nuk kemi pasur rast të tillë. Edhe mosha e prindërve e ka bërë të veten. Tërë ato forca që ishin për ta përcjellë babanë ishin spektakël i tepruar”, ka thënë ai në Pressing të T7.

“Po unë personalisht kam pasur rastin ta vizitoj në qendrën e paraburgimit disa herë. Por procesi për pajisje me viza ka qenë shumë burokratik pasi na ka vështirësuar shumë udhëtimin. Ndoshta në një farë forme donë të na bëjnë të dorëzohemi, por ne ju themi se asnjëherë nuk dorëzohemi. Ata burra kanë dhënë gjithçka për lirinë tonë. Familjarët tonë kanë pasur probleme për vizitë”, përfundoi ai.

 

Të ngjashme