Lajme
Djali i Gucatit: Çlirimtarët kërkuan këngë nga Haga
Demokracia
23:15 | 18 Janar 2023

Share:

Djali i Hysni Gucatit, Musliu ka treguar se çlirimtarët kanë kërkuar këngën e Brahim Ketës nga Haga.

Gucati përmes një video të postuar në Facebook tha se derisa ishin në konak te këngëtar Shkëlzen Morina morën një telefonatë nga Haga ku çlirimtarët kërkuan që ta dëgjojnë këngën e Brahim Ketës.

Ai tha se çlirimtarët anipse nuk ishin fizikisht aty, me zërin e tyre ishin bashkë me ta në odë.

“Sonte në konak kishum Xenin në muhabet e sipër morëm një telefonatë nga Haga, çlirimtarët kërkuan nga Xeni këngën e Brahim Ketes edhe pse fizikisht ishin larg me zërin e tyre ishin bashkë me ne në odë”.

Të ngjashme