Sport
Djali i Cristiano Ronaldos debuton me gol tek United U12, feston si babai i tij
Demokracia
10:29 | 14 Prill 2022

Share:

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr ka debutuar me gol për U12-shat e Manchester Unitedit.

Cristiano Jr realizoi golin e pestë të ekipit në fitoren kundër Girones Sabat, njoftojnë mediat në Ishull, përcjell Demokracia.com.

I biri i yllit portugez zgjodhi festën e babait të tij të festonte golin e shënuar me ekipin e grupmoshave të reja të “Djajve të Kuq”.


Ai bërtiti “Siu” gjatë festës së golit i rrethuar menjëherë nga bashkëlojtarët e tjerë.

Cristiano Ronaldo në intervista kohë më parë shprehu interesimin që hapat e tij të ardhmen t’i ndjekë edhe djali i tij, Cristiano Jr./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024