Gabriel Batistuta, njëri prej sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave, është pensionuar nga futbolli vite më parë.
Por, ai ende i kënaq tifozët me deklaratat e tij, shkruan Demokracia.com.
Batistuta ka katër djem, dhe kur u zbulua se njëri prej tyre, Lukas, punon në një dyqan fotokopjesh, të gjithë u quditën.
Me këtë rast, gazetarët pyetën argjentinasin se si është kjo e mundur duke marrë parasysh pasurinë e tij të madhe.
“Mund t’ia blija një makinë të shtrenjtë që ai ta voziste por kjo makinë nuk do të ishte rezultat i fitimeve të tij. Kur ai të vozisë një makinë, do të jetë që ai e ka blerë vetë”, tha “Batigol”. /Demokracia.com