ShowBiz
DJ PM zbulon se mbrëmjen e parë pas daljes nga Big Brother VIP kishte fjetur në banesë te Fifi
Demokracia
12:40 | 18 Prill 2022

Share:

DJ PM ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok” në RTV Dukagjini.

Ai ka rrëfyer përballë moderatorit Fis Juniku, disa prej detajeve nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Sigurisht që gjatë bisedës nuk ka munguar edhe diskutimi mbi eksperiencën në spektaklin shumë të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP.

DJ PM në emisionin “Barber Shok” (Foto: RTV Dukagjini/YouTube)

Ndër të tjerash, ai ka cekur se si vazhdon të jetë lidhja e tij me blogeren Sarah Berisha, me të cilën u njoh brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

“Po, Fis – normal që jom”, u përgjigj ai, duke konfirmuar se vazhdon të jetë bashkë dhe i lumtur me të.

DJ PM dhe Sarah (Foto: Instagram)

PM gjithashtu ndau me shikuesit një histori interesante, ku tregoi se në mbrëmjen e parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, kishte fjetur te kolegia e tij, Fifi.

“Mos me të rrejt atë natë kam fjetur te Fifi, kemi qenë në banesë te Fifi, unë, Yll Limani, Argjira, kemi qenë nja 10 vetë”, ka thënë PM.

I njëjti tregoi se fama e tij ishte rrritur ndjeshëm pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, gjë për të cilën ishte befasuar ngase nuk e kishte pritur një ngritje të tillë.

Të ngjashme
ShowBiz • 23 Prill 2024