ShowBiz
“DJ Luz” organizon sofrën e grave shqiptare, midis Belgjikës
Demokracia
18:46 | 15 Mars 2023

Share:

Sofra shqiptare, ka një traditë të lashtë ku burrat mblidhen e me ushqim e raki ia thonë këngës. E kjo traditë po përcillet edhe tek brezat e ri, të cilët e kanë bërë zakon që në çdo ndejë të ketë gjithsesi sofër. Por, gratë po ndihen të ofenduara me përjashtimin e tyre nga kjo pjesë, pasi që ato po zgjasin shumë e gratë po mbesin vetëm spektatore.

Por si duket kësaj epoke po i vjen fundi.

DJ Luz (Lulzime Gashi) nga Belgjika, një ndër DJ e parë femër në Belgjikë ka thyer tabutë për këtë gjë.

Në një ndejë Gala të organizuar për nder të 8 marsit, e që për shkak të obligimeve të grave u mbajt këtë të shtunë, ajo në formë proteste mblodhi gratë rreth sofrës dhe dëshmoi që edhe ato dinë t’ia thonë këngës. E për ta mbështetur në këtë iniciativë ajo kishte ftuar edhe këngëtarët Big Mama dhe Edona Lalloshi. Dëshmitar i kësaj ngjarjeje ishte edhe këngëtari Ylli Demaj i cili i shoqëroi ato në sofër.

Gala mbrëmja më e madhe e shqiptareve në Belgjikë mblodhi 850 gra nga të gjithë Belgjika por edhe nga shtetet përreth. E këtu nuk munguan as gratë belge të cilat i zgjoi kërshëria për të parë se si organizohen ndejat nga shqiptarët.

Kjo mbrëmje në një kështjellë belge Chataux Du Lac pak minuta nga Brukseli, ishte e organizuar në mënyrë të përkryer, me çdo detaj në nivel. Gratë që merren me biznes, me patundshmëri, avokate, mësuese, pra nga të gjitha fushat u mblodhën në këtë mbrëmje Gala që zgjati deri në 4 të mëngjesit.

DJ Luz tashmë emër i njohur për shqiptarët në Evropë, çdo vit organizon evente të tilla të cilat janë me plot befasi e surpriza.

Ndryshe Lulzime Gashi apo siç e njohin të gjithë me nofkën Luzi, ka lindur në Bruksel, ndërsa familja e saj është me origjinë nga Peja.

Ajo përtej pasionit për muzikën është një auditore e suksesshme me një përvojë në kompanitë më prestigjioze të auditimit në Evropë.

Të ngjashme