Një DJ nga Long Island që dyshohet se pinte marihuanë me miqtë e tij në ndërtesën e Kapitolit gjatë trazirave më 6 janar është arrestuar.
Greg Rubenacker nga Farmingdale, New York, njeriu që e dokumentoi veten dhe të tjerët në Snapchat gjatë kryengritjes, u mor në paraburgim të martën. Rubenacker ishte planifikuar të paraqitej në gjykatën federale më vonë pasdite, në të njejtën ditë, transmeton Demokracia.com
Në një segment të historisë së tij Snapchat nga D.C., Rubenacker mund të dëgjohet duke thënë, “ Kjo është histori! Ne morëm Kapitolin”, sipas një ankese federale.
Videoja më pas ndahet në dy pjesë të veçanta, një prej të cilave e tregon atë duke tymosur nga një pajisje e kaltër dhe një tjetër në të cilën ai shihet duke tymosur një joint bashkë me disa të tjerë.
Rubenacker u identifikua dhe u raportua tek autoritetet federale më 11 janar nga një ish-shok klase, sipas ankesës. FBI më vonë konfirmoi identitetin e tij duke përdorur shënime nga Departamenti i Automjeteve në New York.
Rubenacker pritet të përballet me disa akuza, përfshirë sjelljen e çrregullt.
Muajin e kaluar, agjencia akuzoi një grusht njerëzish që vendosën të tymosnin në ndërtesë, përfshirë Dominic Pezzola, një anëtar i Proud Boys, i cili regjistroi veten duke tymosur në Kapitol. Edhe Pezzola u identifikua nga VICE Neës me ndihmën e ish-shokëve të shkollës së mesme muajin e kaluar.
Më shumë se 200 protestues të Kapitolit janë arrestuar nga kryengritja, e cila rezultoi në vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit./Demokracia.com