ShowBiz
“Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten”, Ylli i bën një rreng Dafinës, reagimi i saj nuk duhet humbur
Demokracia
16:16 | 05 Qershor 2022

Share:

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, janë njëri ndër çiftet më të pëlqyera të estradës shqiptare.

Lidhja e tyre secilën ditë po forcohet edhe më shumë.

Së fundi çifti kanë zhvilluar një koncert në Vienë bashkë me këngëtarin Yll Limani.

Para shfaqjes ata ndodheshin në hotel, teksa Ylli ka postuar një video në ‘Instastory’ ku tentoi t’i bëjë një rreng Dafinës.

“Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten e cila më pas i ka kërkuar numrin, ndërsa ai e ka ftuar për në dhomën e tij.”, thuhet në rrengun e Yllit.

Reagimi i këngëtares ishte epik pasi ajo u duk se nuk e mori fare seriozisht shakan teksa duke ‘kërcyer’ i drejtohet Yllit: “Përse po gënjen” tekksa e shoqëroi dhe me disa “grushta” drejt kamerës.

Ndryshe Geek dhe Dafina janë në lidhje prej dy vitesh.

Të ngjashme