ShowBiz
Dj Geek ironizon Dafinën në rrjetet sociale
Demokracia
09:04 | 12 Tetor 2022

Share:

Këngëtarja Dafina Zeqiri po përgatitet për të publikuar këngën e saj të re. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar një foto duke na zbuluar pamjen e saj nga klipi, por me gjasa edhe një pjesë nga kënga.

“Hajde o shpirt veç kallxo unë ty kur ta kom prish?”, kishte shkruar artistja në rrjetet sociale.

Krahas të gjithë komenteve që e komplimentonin, nuk ka munguar edhe reagimi i partnerit të saj. “O “Kurrë”!”, kishte shkruar ai duke e bashkangjitur me thonjëza duke shkaktuar mjaft komente të tjera.

Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë.

 

Të ngjashme