ShowBiz
Dj Dagz tregon se kush duhet ta fitojë “Big Brother VIP”
Demokracia
18:47 | 26 Janar 2022

Share:

Einxhel ishte pjesë e katër të preferuarve të publikut që duhet të shkojnë në finale. Bashkë me Donaldin, Beniadën dhe Ilirin, Einxhel deri më tani shihet në syrin e publikut si pjesë e spektaklit të madh që do të mbahet me 18 Shkurt.

Një mbështetje të madhe ka marrë dhe nga partneri i saj, Dj Dagz, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Dj nga Kosova ka postuar së fundmi një fotografi ku shihet bashkë me Einxhel në shtëpi, krahas së cilës shprehet se e dëshiron fituese.

“#einxhelfituese”, ka shkruar Dagz në postimin e tij.

Kujtojmë që Dagz u shpreh i zhgënjyer nga Donaldi për faktin se nuk e zgjodhi në zinxhirin e eliminimit.

Duke iu referuar debateve me Einxhel, Dagz tha se do të donte që Donaldi të sillej siç ai ka respektuar Trixën.

 

Të ngjashme