ShowBiz
Divorci mes sheikut dhe princeshës, më i shtrenjti në historinë britanike
Demokracia
16:51 | 21 Dhjetor 2021

Share:

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar të martën i dha një pagesë të përgjithshme prej 251.5 milion £ për Princeshën Haya Bint Al-Hussain – vajzën 47-vjeçare të ish-mbretit të Jordanisë Husein.

Ajo është njëra ndër bashkëshortet më të reja të sheikut Mohammed Bin Rashid Al-Maktoum, sundimtari multimiliarder i Dubait, kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pronar me ndikim i garave me kuaj.

Ky vendim i siguron Princeshës Haya një shumë për të mbuluar koston e menaxhimit të dy pronave shumë milionëshe, njëra pranë Pallatit Kensington të Londrës, si dhe rezidenca e saj kryesore në Egham, Surrey, shpenzimet e saja për pushime, pagë dhe akomodim për një infermiere dhe për një dado, vetura të blinduara dhe një buxhet për mirëmbajtjen e kafshëve të ndryshme shtëpiake.

Ajo gjithashtu ka të siguruar një pagesë prej 5.6 milionë funte në vit për secilin nga dy fëmijët e saj, një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë nëntë-vjeçar. Këto do të sigurohen me një garanci prej 290 milion £.

Kjo betejë e gjatë për kujdestarinë ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën dhe po konsiderohet si më i shtrenjti në histroinë britaneze.

Divorci ka ndodhur si pasojë e ikjes së Princeshës Haya nga Dubai për në Britani së bashku me fëmijët e saj në vitin 2019, duke thënë se kishte frikë për jetën e saj, pasi zbuloi se Sheikh Mohammed kishte rrëmbyer më parë dy nga vajzat e tij të tjera – Sheikha Latifa dhe Sheikha Shamsa dhe i ktheu në Dubai kundër vullnetit të tyre, por të gjitha këto sheiku Mohammd i ka mohuar duke thënë se ishin të pavërteta.

Avokatët e Princeshës Haya këmbëngulën se ajo nuk kishte bërë asnjë pretendim për nevojat e saj në të ardhmen, por ajo u kritikua gjatë seancave gjyqësore për shpenzimet e saj luksoze.

Sheikh Mohammed i Dubait ka thënë se trashëgimitë e dhëna për ish-bashkëshorten e tij do t’i dërgoheshin asaj. Ai tha se nuk kishte ndërmend t’i shkaktonte dëm princeshës.

Të ngjashme