ShowBiz
“Ditën e sotit kom me mbajt n’mend”, Adriana rrëfen ndihmën ndaj një fëmije që po lufton me jetën
Demokracia
09:37 | 07 Prill 2022

Share:

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi komentohet shumë në mediat rozë.

Ajo së fundi u komentua shumë për ndarjen nga futbollisti belg, shkruan lajmi.net.

Por përtej kësaj ajo ka vazhduar angazhimet e saj në jetë.

E së fundi ajo i ka dalë në ndihmë personave në nevojë.

Aktorja është mahnitur me vullnetin dhe gatishmërinë e njerëzve për t’u bashkuar rreth ndihmesës.

Sipas rrëfimit të saj, ka disa netë që nuk mund të bëjë gjumin e qetë, prej mendimeve se si të ndihmojë një djalë të vogël i cili po lufton me jetën dhe për momentin po mjekohet në Spitalin Amerikan në Tiranë.Fatmirësisht me ndihmën e disa personave, Adriana njofton se e kanë rikthyer shpresën te ajo familje.

“Ditën e sotit, kom me mbajt n’mend shumë shumë gjatë”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Sot jam mahnitë me vullnetin, humanizmin edhe gadishmërinë e njerzve me u bashku kur dikush ka nevojë. E nuk osht hera e parë që ndodhë!!

Sot në një kohë rekord, bashkë me Duda Balje, Driada Matoshi dhe Edona Gashi , kanë mjaftu telefonatat ose takimet me njerz për me grumbullu ni vlerë t’konsiderushme të parave.

Qe disa netë nuk jemi tu mujt me bo gjumë t’qetë tu mendu qysh me i dalë në ndihmë ni djali t’vogël, i cili po lufton me jetën dhe për momentin po mjekohet në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Masi jom provu vet, e di koston e çdo kontrolle. E di sa kushton edhe ai gjumë aspak i rahatshëm n’spital. E di sa t’kushtushme janë analizat, kontrollat e çdo ilaq që t’injektohet gjatë qëndrimit n’spital. E kam provu 2 here. E nuk kisha pas qef asni fmi i botës me u përballë me dhimtë të tilla, e as me pas kujtime të fminisë në spitale e të rrethum me doktor.

I jam shumë mirënjohëse edhe e falenderoj shumë Shoqaten së Gastronomëve t’Kosovës, DentFix, Fondacioni Behxhet Pacolli, Oda Ekonomike Amerikane, Golden Eagle, Alban Zogjani, Dj PM, Sara, e shumë individ të tjerë që kontribuan në çfardo forme të mundshme. E keni rikthy n’jetë shpresën e komplet nji familje

Secili e kemi obligim ta ndihmojmë njoni tjetrin saher që kemi nevojë, po une e ndjej këtë obligim të dyfisht.

Kjo zemërgjerësi nuk u tregu veç tash në mujin e Ramazanit, po osht dëshmu edhe në ditë të rëndomta. Në luftë, në paqe, në kriza ekonomike, pandemi e kurdo.

Uroj që mos t’kemi nevojë të bashkohemi asnjëherë për qëllime të tilla, po ky solidaritet le t’trashëgohet te gjeneratat e reja. Ta përcjellim edhe te fmitë tonë.

Msohuni me zgjatë dorën, me e thon ni lutje, me e nda historinë e dikujt me tjert që kishin mujt me ndihmu.

Ditën e sotit, kom me mbajt n’mend shumë shumë gjatë.

Faleminderit nga thellsia e zemrës.

Mos harroni me u lutë për krejt ata që po luftojnë për jetën e tyne

E juaja,

Të ngjashme