Sport
Ditë vendimtare për Memphis, Juventusi vendos sot nëse do ta transferojë në Serie A
Demokracia
13:13 | 23 Gusht 2022

Share:

Dita e sotme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Memphis Depay, pasi raportohet se Juventusi ditën e sotme do të marrë një vendim nëse do të nënshkruajë me 28-vjeçain apo jo.

Nëse “Zonja e Vjetër” vendos të nënshkruajë me holandezin, atëherë ky i fundit ka kërkuar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, ku do të fitonte 7 milionë euro plus bonuse.

Juventusi do të shqyrtojë diçka të tillë, teksa te Barcelona janë të bindur se bardhezinjtë do të arrijnë të transferojnë Depayn në Serie A, duke i hapur rrugë kështu edhe regjistrimit të Jules Kounde.

Të ngjashme