Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është bërë baba për herë të parë.
Sadiku është bërë baba, pasi bashkëshortja e tij, Elona ka lindur sot djalin e tyre, shkruan Demokracia.com.
Luis, është emri i djalit të Armando Sadikut. Ai lajmin e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram.
“Mirë se vjen në këtë botë djali ynë i vogël. Mami dhe babi të duan ty! Luis Sadiku”, shkruan Armando në postimin e bërë në Instagram. /Demokracia.com