Sport
Ditë e kobshme për futbollin: Lojtari shqiptar humb jetën, ra në fushë pa ndjenja
Demokracia
18:08 | 02 Shkurt 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku lojtari shqiptar, Aleksandër Lambi është ndarë nga jeta gjatë një sfide futbolli.

Futbollisti shqiptar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës. Mjekët dhe lojtarët e të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

Klubi që e kishte në pronësi, Apolon Smirnis reagoi në “Instagram” për këtë fatkeqësi./Demokracia.com/

Të ngjashme