Komandanti i misionit të KFOR-it, Enrico Barduani dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, kanë kryesuar ceremoninë e festës kombëtare të Kroacisë në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë.
30 maji, “Dita e Shtetësisë”, shënon krijimin e Parlamentit të parë modern shumëpartiak kroat në vitin 1990.
Gjatë ceremonisë, gjenerali Barduani shprehu admirimin e tij për angazhimin e kahershëm të kroatëve për liri, të dëshmuar nga historia e tyre dhe mirënjohjen e tij për kontingjentin kroat për kontributin e tyre në KFOR dhe përkushtimin e tyre për stabilitetin e Kosovës.
“Kjo ditë ju përket juve”, tha komandanti i KFOR-it.
Ambasadorja Barishiq, duke kujtuar luftën e vazhdueshme për liri të bërë ndër vite nga kombi i saj, falënderoi ushtarët kroatë për vazhdimin e të njëjtit angazhim në KFOR.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.