Barazia
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas: Presidenca e Kuvendi ndriçohen në portokalli
Demokracia
18:44 | 25 Nëntor 2021

Share:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ka filluar fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi – me ngjyrë portokalli.

Fushata ka filluar sot dhe është mbështetur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kjo ditë është e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia, që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave.

Ndërtesa, ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi, do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 18:30 deri të nesërmen./Demokracia.com/

Të ngjashme