Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës dhe me këtë rast janë ndërmarrë iniciativa për pastrimin e disa hapësirave publike nëpër komunat e Kosovës.
Aktivisti Luan Hasanaj foli për këtë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe hapësirave të përbashkëta, duke shtuar se vendi po ndotet çdo ditë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara sot në nder të kësaj dite.
“Do të jemi në disa komuna, por vendndalimi kryesor do të jetë në Prishtinë”, tha Hasanaj.
Aksioni në kryeqytet do të nisë nga ora 10:00 në lagjen Veternik./Klankosova.tv.