Lajme
Dita e tetë e grevës së minatorëve të Trepçës dhe mbështetja e dikurshme e VV-së për Bulqizën
Demokracia
09:15 | 31 Tetor 2023

Share:

Janë bërë tetë ditë që minatorët e Trepçës janë futur në grevë. Atyre jo që nuk po i plotësohen kërkesat, por menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça po vazhdon me “luftimin” e tyre, të cilët kanë suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë të tjerë dhe një minator. Ndërkohë, VV-ja në opozitë shqetësohej edhe për minatorët e Bulqizës në Shqipëri.

Edhe tetë ditë pas futjes në grevë, minatorëve të Trepçës ende nuk i janë plotësuar kushtet e kërkuar nga ta.

Teksa po ndodh greva e po vazhdon mosplotësimi i kërkesave të tyre, minatorët janë në hall edhe nga udhëheqësisa e ndërmarrjes Trepça.

Menaxhmenti i kësaj ndërrmarrje ka marrë vendim që të supspendojë nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë të tjerë dhe një minator.

Sipas tyre këta minatorë kanë keqpërdorur të drejtën e grevës, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, Gani Osmani, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023. Nga data 24.10.2023 kanë keqpërdorur të drejtën në grevë duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.” – thuhet në vendimin e tyre.

E këtij vendimi i ka reaguar ashpër Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, të cilët kanë thënë se shantazhet dhe kërcënimet nuk po ndalen.

Ata kanë thënë se po heshtin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre, teksa kanë theksuar se vendimi për pezullim nga puna i është mbajtur i fshehur.

Ju njoftojm se me datën 27.10.23 Kryeshefi i ndërmarrjes ka lëshuar një “Vendim” për largimin e përkoshëm nga puna të 5 antarëve të kryesisë sindikale (Kryetarin, nënkryetarin, dhe 3 antar tjerë), vendim i cili nuk na është dorzuar, por është mbajt fshehur nga menaxhmenti. Në arsyetimin e dhënë në këtë vendim për largimin e përkoshëm nga puna, ne cilësohemi si “përfaqësues të grevistëve” dhe shkaktar apo i iciator të grevës. Madje duke vepruar komplet jashta procedurave dhe të drejtave të tyre menaxhmenti na akuzon për vepër penale, duke abuzuar dhe treguar paditurin e tyre dhe duke marre rolin e prokurorit.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre të publikuar në Facebook.

Mbështetja për minatorët e Bulqizës

Nëse veç pak kthehemi në kohë, shohim se pushteti i Vetëvendosjes nuk e ka pasur edhe lehtë me sindikatat e punëtorëve.

Qeveria Kurti i ka luftuar në vazhdimësi thirrjet e sindikatave. Të gjithë e mbajmë mend përpalsjen e madhe mes SBASHK-ut dhe Qeverisë.

Por tani duket që përplasja është përhapur edhe në frontin verior, pra me minatorët e Trepçës.

Megjithatë, kjo nuk ishte qasja që VV-ja e kishte edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Si opozitar Albin Kurti ishte tepër i zëshëm duke kërkuar sindikata më të forta dhe takimet të shpeshta me ta.

Ndërsa, VV-ja gjente kohë të mbështeste edhe minatorët në Shqipëri.

Në një njoftim të vitit 2020, Dega e VV-së në Shqipëri mbështeste protestën e minatorëve të Bulqizës në Tiranë.

Në njoftimin e VV-së thuhej se “shkeljet e të drejtave të minatorëve janë shkelje mbi të gjithë shqiptarët”.

Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë janë pasuri publike. Shkeljet e të drejtave të minatorëve janë shkelje mbi të gjithë shqiptarët. I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë në solidaritet me minatorët e Bulqizës.” – thuhet ndër të tjera aty.

Të ngjashme