Sport
Dita e Prishtinës dhe Dritës: Kampionia për ta kryer detyrën, gjilanasit synojnë mrekullinë
Demokracia
10:14 | 29 Korrik 2021

Share:

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Prishtina dhe Drita, dy skuadrat e vetme kosovare që po vazhdojnë në garat evropiane kanë përballë sfidat e tyre, raporton Demokracia.com.

Kampionia e Kosovës, Prishtina do të kërkojë ta ruaj rezultatin e ndeshjes së parë (4-1) për t’u kualifikuar tutje ndaj Connah’s.

Një gjë të tillë nuk mund ta themi edhe për Dritën e cila ka punë shumë të vështirë në Holandë kundër gjigantit, Feyenoord.

Sfida e parë në Prishtinë ishte mbyllur baras 0-0, andaj gjithçka është e hapur në Rotterdam.

Dy përballjet në fjalë do të luhen nga ora 20:00. /Demokracia.com

 

Të ngjashme