Në ditën e pestë të agresionit rus ndaj Ukrainës nisën bisedimet.
Në ora 12:00, sipas kohës lokale, kanë nisur bisedimet e para ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për konfliktin që ka marrë vëmendjen e botës.
Bisedimet mes Kievit dhe Moskës po zhvillohen në një vend në brigjet e lumit Pripyat, në rajonin Gomel, në kufirin me Bjellorusinë, shkruan Demokracia.com.
Ka qenë ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Makei ai që me t’u ulur palët në karrige, iu është drejtuar me mesazhin: “ndihuni plotësisht të sigurt”.
⚡️⚡️Video from the beginning of negotiations – or rather, just Makey’s speech
“You can feel completely safe,” Makey told meeting participants.
After that, all journalists were kicked out. “I said turn it off, can’t you hear there?” – says the unidentified man on the background. pic.twitter.com/RoeJmMdThr
— NEXTA (@nexta_tv) February 28, 2022
Pas kësaj, Makei ka kërkuar nga gazetarët që të largohen.
E sipas presidencës ukrainase, çështja kryesore në bisedime është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.
Në krye të delegacionit rus është një tjetër Vladimir, ai Medinsky, i cili është këshilltar i Putinit, ish-ministër i Kulturës (2012-2020), i njohur për nacionalizmin e tij ekstrem. Për shumë vëzhgues kjo nuk është një shenjë premtuese.
Me Medinsky janë zëvendësministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Alexander Fomin dhe Andrei Rudenko, ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov dhe kreu i Komisionit të Jashtëm të Dumës, Leonid Slutsky.
Delegacioni ukrainas përfshin Ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk është pjesë e delegacionit.
Me një kolonë të gjatë me automjete ushtarake ruse që po shtyjnë drejt Kievit, mëngjesin e të hënës një delegacion ukrainas mbërriti në kufirin me Bjellorusinë për bisedime me Rusinë, edhe pse presidenti Volodymyr Zelensky shprehu më herët pak shpresë se takimi do të sillte përfundimin e konfliktit në ditën e pestë të pushimit.
Zelensky, i cili nuk do të jetë i pranishëm në takim, tha se Ukraina do të kërkonte “një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse”, në një kohë kur Rusia po përparon në qytete të shumta.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërkohë bëri thirrje që Bashkimi Evropian t’i mundësojë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm.
“Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja të jemi në kushte të barabarta”, tha ai përmes një video.
“Jam i sigurt se është e drejtë dhe e mundur”, shtoi ai.
Rusia në anën tjetër raportohet se është e interesuar të arrijë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve, referuar negociatorit rus Vladimir Medinsky, por nuk kanë specifikuar çfarë konkretisht.
Ndërkohë që bisedimet po vazhdojnë, Rusia ka nisur t’i ndjejë pasojat e para nga sanksionet e vendosura nga SHBA, BE, Kanadaja, Britania e shumë vende të botës.
Monedha e Rusisë ra në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit amerikan të hënën, pasi sistemi financiar i vendit u përball me sanksionet dërrmuese të vendosura nga vendet perëndimore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.
Rubla humbi më shumë se 30% të vlerës së saj për t’u tregtuar me 109 për dollar, pasi më herët ra me 40%.
Breshëria e fundit e sanksioneve erdhi të shtunën, kur Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja thanë se do të përjashtonin disa banka ruse nga SWIFT, një shërbim global i transaksioneve financiare, si dhe do të “paralizonin” asetet e bankës qendrore të Rusisë.
Qeveria e presidentit Vladimir Putin ka shpenzuar tetë vitet e fundit duke përgatitur Rusinë për sanksione të ashpra, duke krijuar një rezervë luftarake prej 630 miliardë dollarësh në rezerva valutore, por tani një pjesë e kësaj fuqie financiare është “e ngrirë”.
“Ne gjithashtu do të ndalojmë transaksionet e bankës qendrore të Rusisë dhe do të ngrijmë të gjitha asetet e saj, për ta parandaluar atë të financojë luftën e Putinit”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë të dielën.
Rënia e monedhës bëri që mbështetja qendrore ruse të zbatojë masat emergjente të hënën, duke përfshirë një rritje të madhe të normave të interesit në 20% nga 9.5%. /Demokracia.com/