Lajme
Dita e pestë e agresionit rus| 24 orët e ardhshme janë ‘vendimtare’ për Ukrainën
Demokracia
08:30 | 28 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Disa ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.

Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri.

Që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta.

Disa nga lajmet e fundit janë:

Izolimi politik dhe ekonomik i Rusisë është thelluar pasi forcat e saj kanë hasur në rezistencë të ashpër në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe në qytete të tjera. Perëndimi po ashtu ka ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë.

Shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe në qytetin e Kharkivit të hënën në mëngjes, thanë zyrtarët ukrainas.

Zyrtarët ukrainas dhe rusë pritet të zhvillojnë bisedime në një vend në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, tha Zyra e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Vendet evropiane dhe Kanadaja kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për avionët rusë. Kanadaja tha se kompania ajrore ruse, Aeroflot, ka shkelur ndalesën mbi qiellin e saj.

Bashkimi Evropian do të financojë armatimin e Ukrainës, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër pushtimit rus, thanë të dielën zyrtarë të lartë të BE-së. Rusia i cilëson veprimet e saj në Ukrainë si “operacion special”, shkruan REL.

Së paku 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës. Mbi 1,600 njerëz u raportuan të plagosur.

Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Evropën protestuan të dielën kundër pushtimit rus të Ukrainës. Në Rusi, më shumë se 5,500 njerëz u arrestuan në protesta të ndryshme kundër luftës.

Të ngjashme