Sport
Dita e ndeshjeve: Shqipëria luan me Italinë, Zvicra ndaj Hungarisë
Demokracia
11:12 | 15 Qershor 2024

Share:

Sot do të zhvillohen tri ndeshje interesante në kuadër të Grupeve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Kombëtarja e Shqipërisë e fillon sot Euro 2024, pasi në Grupin B do të luajë nga ora 21:00 ndeshjen e parë ndaj Italisë.

Në grupin e kuqezinjve është edhe një tjetër ndeshje interesante. Ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Zvicrës dhe Hungarisë, e cila fillon nga ora 15:00 dhe është e vlefshme për Grupin A.

Euro 2024 nisi të premten mbrëma me Gjermaninë nikoqire që mposhti me rezultat të thellë 5-1 Skocinë.

Të ngjashme