Lajme
Dita e “Marshit për Drejtësi” – pritet pjesëmarrje masive në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së
Demokracia
00:01 | 02 Prill 2023

Share:

Sot, më 2 prill (e diel), nga ora 14:00 do të fillojë “Marshi për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Marshi do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha subjektet politike, në përjashtim të LDK-së, shkruan Demokracia.com.

Në protestë do të jenë edhe organizatat e dala nga lufta, KMDLNJ, BSPK, shoqata e pensionistëve, e sindikata të punëtorëve.

Figura të rëndësishme po ashtu kanë konfirmuar se do të marshojnë në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së.

Edhe artistë të mëdhenj kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe kanë dalë në mbështetje të “Marshojmë për Drejtësi”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 06 Dhjetor 2024