Sport
Dita e Llapit e Gjilanit, në kryeqytet synohet “mrekullia”, në Letoni mbrojtja e rezultatit
Demokracia
09:24 | 14 Korrik 2022

Share:

Llapi dhe Gjilani zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Fituesit e Kupës së Kosovës, Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00 synon përmbysjen e rezultatit ndaj Buducnostit të Podgoricës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e parë në kryeqendrën malazeze u mbyll 2:0 për malazezët, teksa sot në praninë e mijëra tifozëve Llapi shpreson në “mrekulli” për ta siguruar biletën tutje.

Katër orë më herët, Gjilani luan ndeshjen kundër Liepajës në Letoni.

“Skifterat” edhe me barazim do të kualifikoheshin tutje, ngase rezultati ishte 1:0 në favor të tyre në Prishtinë./Demokracia.com/

Të ngjashme