Lajme
Dita e katërt, qytetarët protestojnë në Shqipëri kërkojnë uljen e çmimeve
Demokracia
12:03 | 12 Mars 2022

Share:

Mijëra qytetarë po protestojnë këtë të shtunë në kryeqytet për rritjen e çmimeve. Qytetarët u grumbulluan në “Sheshin Skënderbej” mëngjesin e sotëm dhe tashmë  marshuan drejt Kryeministrisë, ku po mbajnë edhe fjalime.

Kësaj protestë pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga qytete të tjera të vendit.

“Sot për mua është dita e parë në protestë. Dal për rritjen e çmimit të ushqimeve. Jam papunë. Ka shkuar thesi i miellit 23 mijë lekë”, u shpreh një qytetar.

“Çdo gjë është shtrenjtuar, kjo ka ndikuar në ekonominë tonë familjare, prandaj kam dalë në protestë sot”, tha një tjetër qytetare, shkruan Euronews.

Ndërsa shumë të tjerë brohorasin njëzëri, ‘Rama ik’, “Qeveri e korrupsionit”, “Nuk paguajmë për krizën tuaj”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se shteti në bashkëpunim me furnizuesit e naftës do të përcaktojmë çmimin e karburanteve. Kreu i qeverisë deklaroi se brenda 24 orëve do të ketë një akt normativ për administrimin e furnizimit me karburant.

Sa i përket protestusve, ai tha se nuk janë populli, por pakicë që kërkon rrëmujë.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024