Kombëtarja e Kosovës në futboll sot e zhvillon ndeshjen e dytë dhe njëherit të fundit miqësor ndaj Zvicrës.
Zvicra dhe Kosova luajnë në Cyrih me fillim nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.
“Dardanët” që tani po drejtohen nga trajneri francez, Alain Giresse zbarkuan të martën në tokën zvicerane, derisa kryen edhe seancën e fundit stërvitore.
Trajneri i Kosovës, Giresse u shpreh se skuadra është gati për këtë përballje.
Te “Helvetikët” pritet të aktivizohen lojtarët shqiptarë si Granit Xhaka, Andi Zeqiri e Xherdan Shaqiri. Ky i fundit në konferencë tha se ata hyjnë për fitore.
Interesimi për ta parë nga afër këtë sfidë nga tifozët shqiptarë është i lart dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë.
Kujtojmë se Kosova pësë ditë më parë demoloi Burkina Fason 5:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të një ndeshjeje miqësore./Demokracia.com/