Lajme
Dita e 16-të e barrikadave në veri| Zëvendësi i Sveçlës bënë një postim të çuditshëm
Demokracia
12:54 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka bërë një postim humoristik në rrjetin social “Facebook”.

Duke treguar se feston ditëlindjen për një ditë me Jezu Krishtin, Gashani ka shkruar se ka marrë shumë urime dhe se është çuditur që ditëlindjen e tij e cilësonin si më të rëndësishmen nëpër televizione.

“Disa thoshin se sot bota feston ditëlindjen e atij që kishte jetuar për të tjerët! Pak u skuqa, paj po mundohet njeriu po…” – shkruan mes tjerash z. Gashani, që është anëtar i subjektit politik GUXO.

Për këtë postim sarkastik, ai ka përdorur edhe një aplikacion që i bën të duken më të vjetër personazhet nëpër fotografi.

Postimi i plotë i Gashanit, pa ndërhyrje:

U zgjova diqysh si ma i pjekur, si ma i vjetër, si ma i matur…

Hala përgjumshëm, kur, edhe n’telefon po edhe n’TV, t’gjithë po urojnë.

Disa thoshin se më herët nuk është festuar kjo ditëlindje.

U pajtova: po çfarë t’festu’ni allahile, kishim halle tjera!

Disa thoshin se ka dilema për ditëlindjen e tij.

Mendova me vete: Po tybe, gjyshja thoshte 6 javë pas zhvoshave t’kallamoqit, nana thoshte si ka hy arbaini, baba thoshte se fill pas ditës së armatës (😆);

Disa thoshin se sot bota feston ditëlindjen e atij që kishte jetuar për të tjerët!

Pak u skuqa, paj po mundohet njeriU po…

Disa në TV tregonin se e gjithë bota e di këtë ditëlindje.

Ia nisa me u çuditë pak. Thashë, ‘jo bre’, a po thoni, a?!

Kur disa të tjerë thanë se sot është dita e lindjes së njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të njerëzimit, unë brofa n’kambë dhe bërtita:

– Jo, jo, kjo është e tepërt!

Gruaja m’kqyri seri dhe kur i tregova m’tha:

– O për Jezu Krishtin e kanë!

😆😅😆😆

Khuuuuu, po bre, se nuk përputheshin….të gjitha!

😊😆😅😂

Njerëz t’mirë e të dashur, ju falenderoj nga zemra për urimet tuaja për ditëlindjen time!

Paçi veç gëzime gjithë jetën!

Të ngjashme