Lajme
Dita e 11 e pushtimit| Bilanci: mbi 360 civilë të vrarë, mes tyre edhe 25 fëmijë
Demokracia
20:00 | 06 Mars 2022

Share:

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i cili ka nisur 11 ditë më parë ka arritur në të paktën 364, ndërsa 759 të tjerë  janë plagosur.

Nga të dhënat zyrtare të OKB mësohet Se mes viktimave janë edhe 25 fëmijë.

Sipas OKB-së, shifrat reale ka të ngjarë të jenë “konsiderueshme më të larta”.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave,” thotë raporti i OKB.

Numri total i të vrarëve përfshin 74 burra, 42 gra, 8 djem dhe 4 vajza, si dhe 13 fëmijë dhe 223 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet. Të plagosurit gjithsej përfshijnë 67 burra, 48 gra, 11 vajza dhe 2 djem, si dhe 28 fëmijë dhe 603 të rritur, sipas OHCHR.

Sipas OHCHR, 503 nga viktimat ishin në rajonet Donetsk dhe Luhansk, dhe 374 viktima në territorin e kontrolluar nga qeveria.

Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i “armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi”, thuhet në deklaratë, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet me raketa dhe ajrore.

Poashtu, sipas OHCHR “shifrat reale janë dukshëm më të larta” veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria ditët e fundit nga ku të dhënat në lidhje me viktimat janë vonuar./Demokracia.com/ 

Të ngjashme