Lajme
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Demokracia
19:40 | 23 Qershor 2024

Share:

Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazhdojnë edhe tani.

Aktualisht temperatura në kryeqytet është 22 gradë.

Pas temperaturave të larta që mbretëruan gjatë javës, pak orë më parë në kryeqytet nisi shiu i madh i shoqëruar edhe me breshër.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të motit ” tëligë” në shumë qytete dhe qyteza. Ndërsa në disa pjesë të tjera të vendit moti është ende me diell.

Pamje ka publikuar Meteo Ballkan dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar fotografi nga pamja që ka marrë Prishtina nga ky mot.

Të ngjashme