Sport
Distria Krasniqi, Sportistja e Vitit 2020 në Kosovë
Demokracia
18:28 | 22 Shkurt 2021

Share:

Pa kurrfarë diskutimi çmimi “Sportistja e Vitit 2020” i ka takuar xhudistet Distria Krasniqit, e cila mbizotëroi tatamin në garat e ndryshme ndërkombëtare, transmeton Demokracia.com.

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka zgjedhru Laureatet e vitit derisa xhudistja jonë pati vitin më të mirë në karrierën e saj, duke u ngjitur në podium sa herë që mori pjesë në gara.

Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kampionatin evropian të mbajtur në Pragë, ndërsa medaljen e artë e fitoi në Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit.

Qershia mbi tortë ishte mbyllja e vitit 2020 në vendin e parë në renditjen botërore dhe olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Distria mbetet shpresa e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020. /Demokracia.com

Të ngjashme