Sport
Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Botëror
Demokracia
17:38 | 08 Maj 2023

Share:

Distria Krasniqi ka mbetur pa medalje në Botërorin e xhudos që po mbahet në Doha.

Krasniqi në luftën për medalje të bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë u mposht nga italiania Odette Giuffrida.

Lufta zgjati mbi 12 minuta. Në fund Giuffrida realizoi wazari. Në të vërtetë Distria kishte realizuar një hedhje në minuta shtesë, por pas rishikimit u vlerësua se nuk ishte e vlefshme. Distria në gjysmëfinale u ndal nga japonezja Uta Abe. Të hënën garoi edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kg. Ajo pësoi në luftë të parë.

Të ngjashme