Sport
Distria Krasniqi i siguron medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare
Demokracia
18:12 | 29 Qershor 2022

Share:

Distria Krasniqi i ka fituar medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudistja kosovare fitoi në finale kundër garueses kroate, Ana Viktorija Puljiz, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj kroates në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Si bartëse e parë, Distria ishte e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale e mposhti qiprioten Sofia Asvesta.

Ndërkohë në gjysmëfinale e kaloi spanjollen Ana Perez Box.

Ndaj të dyjave realizoi herët “Waza-ari” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund. Nuk u rrezikua për asnjë moment./Demokracia.com/

Të ngjashme