Distria Krasniqi e ka humbur ndeshjen çerekfinale në Kampionatin Evropian të xhudos.
Xhudistja kosovare është mposhtur nga francezja, Amandine Buchard, e cila e fitoi ndeshjen me IPPON, në kategorinë deri në 52 kilogram, shkruan Demokracia.com.
Krasniqi në luftën e parë e kishte kaluar bullgaren Gabriela Dimitrova. Tani i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen e bronztë evropiane përmes repesazhit.
Në garë për medalje është edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha e cila kaloi në gjysmëfinale.
Ndryshe, Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Demokracia.com/