Sport
Distria Krasniqi e mund zviceranen, një fitore larg medaljes në Evropian
Demokracia
13:13 | 29 Prill 2022

Share:

Distria Krasniqi e ka fituar duelin e parë të repesazhit në Kampionatin Evropian për xhudo.

Xhudistja kosovare triumfoi ndaj xhudistes zvicerane, Fabienne Kocher me waza-ari, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi në garën për medaljen e bronztë do të përballet me fituesen e duelit Puljiz-Giuffrida.

Kujtojmë se edhe Flaka Loxha është në garë për medalje në këtë Evropian.

Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofja të Bullgarisë./Demokracia.com/

Të ngjashme