Sport
Distria Krasniqi e artë në Lojërat Mesdhetare, vjen reagimi i Driton Kukës
Demokracia
18:35 | 29 Qershor 2022

Share:

Distria Krasniqi i ka fituar medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudistja kosovare fitoi në finale kundër garueses kroate, Ana Viktorija Puljiz, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj kroates në kategorinë deri në 52 kilogramë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit Driton Kuka.

Ky i fundit nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka thurrur lavde për xhudisten Krasniqi.

Medalja e artë për Kosovën! Disi shkëlqeu sot në Lojëra Mesdhetare në Algjeri! Ishte dominante në çdo aspekt, pas pak lufton edhe Flaka për medalje të bronztë! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në rrjetin social./Demokracia.com/

Të ngjashme