Sport
Distria Krasniqi e artë edhe në Gjeorgji
Demokracia
16:27 | 03 Qershor 2022

Share:

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, vazhdon ta ngrit Kosovën në piedestal në çdo vend të botës, shkruan Demokracia.com

Ajo në finale në Grand Slamin e Gjeorgjisë e  mposhti Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë.

Krasniqi, ishte xhudistja e vetme e jona në këtë garë. /Demokracia.com

Të ngjashme