Platforma e lojërave retro, Antstream Arcade është bërë bashkë me ekipin e Disney, për të sjellë një version retro të Star Wars.
Kompania e cila posedon “një prej koleksioneve më të mëdha dhe më të qasshme të lojërave online”, tani do të ketë edhe “Super Star Wars, Super Star Wars: The Empire Strikes Back dhe Super Star Wars: Return of the Jedi”.
Ju mund të luani këtë lojë duke përzgjedhur karakterin tuaj të preferuar nga Star Wars, që nga Luke Skywalker deri te Chewbacca.
Lojërat do të kenë sfida të ndryshme, ku do të mund të vozitni anije të ndryshme kozmike.
“Ne jemi shumë të entuziazmuar të sjellim seritë e lojërave Star Wars për konsumatorët tanë. Kjo gjë do të na afrojë me mundësinë e lansimit të mijëra lojërave ikonike për komunitetin global të lojërave online”, tha CEO i Antstream, Steve Cottam./Demokracia.com