Sport
Disiplinori i FFK-së i pamëshirshëm, dënon të padisiplinuarit
Demokracia
19:22 | 02 Maj 2023

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar me dy ndeshje moslojë lojtarin e Drenicës, Da Silva pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën ndaj Malishevës (1:2), shkruan Demokracia.com.

Da Sivla kishte goditur me bryl lojtarin kundërshtar dhe për këtë ishte përjashtuar nga ndeshja.

Me dy ndeshje është dënuar edhe ndihmëstrajneri te Dukagjini, Artan Luzi. Dënim të njëjtë ka marrë edhe trajneri i Ulpianës, Emin Bajrami.

Më poshtë gjeni vendimet komplete të Komisionit Disiplinor.

Lojtari i FC ”Drenica”, Diogo A.L. Da Silva nr fanelle10 dhe nr ID.02558M95. Në min 62-të të ndeshjes, godet me bërryl lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica – Malisheva. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Nd.trajneri i FC ”Dukagjini”, Artan Luzi ID.nr.009724M71. Në min 90+ kundërshton ashpër vendimin e gjyqtarit të ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të verdhë. I njëjti vazhdon me ofendime dhe fyerje ndaj gjyqtarit kryesor i cili e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Ballkani. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi 1 pika C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ferizaj”, Leotrim Rexhepi nr fanelle1 dhe nr ID. 000285M94. Në min 8-të të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të pa lejuar si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita-Ferizaj. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Phoenix”, Bler Istrefi nr fanelle 5 dhe nr ID 006505M99. Në min 65 të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix-Rahoveci. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Ulpiana”, Emin Bajrami nr ID:001125M73. Motivi: Në min 52 të ndeshjes, ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana –Vjosa. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi 1 pika C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

FC ”Vjosa”. Paraqet në protokolin zyrtar lojtarin me nr.15 Ideal Ademaj ID.015378M05, pa të drejtë dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Vjosa-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i FC ” Vjosa”, Ideal Alidemaj nr.fanelle 15 dhe nr ID.015378M05. Paraqetet në protokolin zyrtar, pa të drejt dhe në kundërshtim me aktet normative të FFK-së. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes, Vjosa-Fushë Kosova. Lojtari i FC ” Vjosa”, Ideal Alidemaj lirohet nga procedura e mëtejme disiplinore.

Hapje e Procedurës:

Kryetari i KF ”Ulpiana”, Jeton Gashi, nuk posedon ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë zbret nga tribunat dhe në tunelin e zhveshtoreve fyen dhe ofendon referin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vjosa. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KF “Ulpiana”, Jeton Gashi. Afati datë: 10.05.2023 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë ushtrimi të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës. /Demokracia.com

 

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024