Sport
Disiplinori i FFK-së i jep vërejtjen e fundit Drenicës
Demokracia
15:32 | 12 Maj 2022

Share:

Edhe pse kampionati ka hyrë në fazë finale, ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll kanë shkuar sipas parashikimeve duke mos gjetur shkelje në fushën e lojës, shkruan Demokracia.com.

Kështu Komisioni I Garave I FFK-së për ndeshjet e xhiros së 34-të ka hapur vetëm një procedurë disiplinore. Bëhet fjalë për Drenicën ku tifozët në ndeshjen ndaj Llapit kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, derisa skuadrës kuqezi I është dhënë vërejtja e fundit.

Gjithsesi, Disiplinori këtë herë ka pasur më shumë punë në Ligën  e Parë ku janë sjellë disa dënime.

Më poshtë gjeni komplet Vendimet e Komisionit Disiplinor:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të dhe 34-të të të BKT Superligës, si dhe xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME:

KF ”Drenica”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, në min 44 hidhet në fushë një mjet piroteknik i tymosur për çka ndërpritet ndeshja për 12 min sepse nuk pati kushte për zhvillimin e saj. Referi kryesor kërkoi të zbazet pjesa ku ishin të vendosur tifozët vendas dhe pas zbrazjes ndeshja vazhdoi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drenica- Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Zyrtari i KF ”Kika”, Sejdi Latifaj, ID.nr.007089M89. Në minutën 90+, fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kluq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Rilindja “ Endi Ferizi me nr fanelle 4 si dhe me nr ID 004899M03. Në ndeshjen e së 26-të, të Ligës së Parë të juniorëve Malisheva-Rilindja në minuten 75- të, ndëshkohet me karton të kuq direkt (Start lojtar I fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës:

Lojtari i KF ”Kika”, Besfort Emini me nr fanelle 17 dhe nr ID 002761M99. Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe ja grabit nga dora bilbilin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Kika”, Besfort Emini. Afati 13.05.2022 ora 13:00. Pezullohet deri në kompletimine lëndës.

Lojtari i KF ”Kika” Durim Biqkaj nr ID.001900M91. Në minutën 90+, fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti futet në fushë dhe tenton ta sulmojë referin kryesor të ndeshjes, por referi i shmanget goditjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Kika”, Durim Biqkaj . Afati 13.05.2022 ora 13:00. Pezullohet deri në kompletimine lëndës.

Lojtari i KF ”Vitia”, Vegim Ymeri me nr fanelle 4 dhe nr ID. 002763M99.Në minutën 68, nga bankina pështyn dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti pas përfundimit të ndeshjes vazhdon me fyerje, kërcënime dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia – Vllaznia (P). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Vitia”, Vegim Ymeri . Afati 13.05.2022 ora 13:00. Pezullohet deri në kompletimine lëndës.

Lojtari i KF ”Vllaznia” P , Elbasan Jakupi me nr fanelle 8 Elbasan Jakupi dhe ID 01003M92. Në minutën 90+, ndërhyrje e rrezikshme me taka të ngritura duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia – Vllaznia (P). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF ”Vllaznia” P Elbasan Jakupi. Afati 13.05.2022 ora 13:00. Pezullohet deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 11.05.2022, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. /Demokracia.com

Të ngjashme