Edicioni i ri në futbollin kosovar nisi në mesjavë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës, shkruan Demokracia.com.
Ashtu siç ishte paralajmëruar takimet sollën lojë të fortë e ku nuk munguan as befasitë e as tensionet.
Për këtë Komisioni i Garave i FFK-së sot ka inicuar procedurë disiplinore për Llapin dhe dy futbollistët Erjon Vucaj (Drita) dhe Damir Ljuljanoviç (Ballkani).
“Inicohet procedurë disiplinore ndaj FC Llapi, motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes Llapi – Ballkani. Hedhje të fishekzjarrëve në fushë gjatë ndeshjes në min 1, 4, 34, si dhe prezencës së shikuesve në tribuna në shpërputhje me masat anti Covid 19.
-ndaj lojtarit të FC Drita me nr 20 Erion Vucaj nr ID 011432M90; motivi: Fyerje e rëndë ndaj referit kryesor.
-ndaj lojtarit të KF Ballkani me nr 92 Damir Ljuljanoviç nr ID 023426M92; motivi:Loja me dorë jashtë zonës së rreptësisë (16 metërshit)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshjet e Kupës duhet pranuar se sikur ishin një paralajmërim se pranvera sivjet do të jetë shumë e nxehtë në futbollin tonë. /Demokracia.com