Sport
Disiplinori i FFK-së dënon trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtakun
Demokracia
12:23 | 08 Shtator 2021

Share:

Komisioni Disiplinor i FFK-së pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura nga Komisioni i Garave, ka marrë vendim për ta dënuar trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtakun, shkruan Demokracia.com.

“Kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku, në minutën e 83-të në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos udhëheqje të ekipit, sipas radhës të organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Demokracia.com

Të ngjashme