Sport
Disiplinori i FFK-së dënon Gjilanin
Demokracia
18:43 | 29 Mars 2023

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar Gjilanin me 1000 euro gjobë për shkak të mosorganizimit të mirë të ndeshjes Gjilani – Llapi, shkruan Demokracia.com.

Takimi u mbyll me rezultat të barabratë 1:1 ndërsa pakënaqësitë e vendasve ishin kur në minutën e fundit të ndeshjes nuk është akorduar një penallti për ta. Kjo ka bërë që disa përsona të futën në fushë dhe ta ofendojnë gjyqtarin kryesor.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe drejtori sportin Sevdail Robelli i cili është dënuar me 300 euro gjobë.

Vendimet e Komisionit Disiplinor:

SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojn gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Drejtori sportiv i SC ”Gjilani”, Sevdail Robelli nr personal 1018134574. Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). /Demokracia.com

Të ngjashme